Maqedonia përkujton dy Ilindenët. Ajo e Republikës së Krushevës në vitin 1903 dhe e KAÇKM-së më 1944. Në Pelincë u mbajt manifestimi qendror për shënimin e 80-vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM, ku janë hedhur themelet e shtetësisë maqedonase. Në Pelincë ishte delegacioni shtetëror i kryesuar nga kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, ajo vendosi lule para qendrës përkujtimore të dhomës përkujtimore të KAÇKM dhe në fjalën e saj tha se vlerat euopiane tashmë janë të shkruara në themelet e KAÇKM. Ajo bëri thirrje për krijimin, siç tha ajo, të një republike të katërt maqedonase e cila do të bazohet në vlerat e solidaritetit dhe drejtësisë. Ajo tha se pret që të hapet rruga në BE për anëtarësimin e vendit.
“Jo vetëm për të kërkuar, por edhe për ta realizuar lumturinë e vet këtu, në atdheun tonë të përbashkët. Le të lëmë mënjanë përçarjet dhe grindjet, interesat e ngushta partiake e personale dhe të bashkohemi rreth së mirës së përbashkët dhe interesit publik. Nëpërmjet asaj sakrifice ne do të marrim pjesë realisht në krijimin e republikës së re të katërt maqedonase”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente e RMV-së.
Presidentja Siljanovska vendosi gjithashtu lule të freskëta në pllakën përkujtimore përpara kishës Prohor Pçinski në anën serbe të kufirit. Atje ajo u prit nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me atë mbajti takim dypalësh.
“Le të ndërtojmë hekurudhën nga Presheva, 190 kilometrat nga Tabanoci në Gjevgjeli, që të kemi një lidhje të shpejtë me Selanikun, një hekurudhë të shpejtë, dhe mendoj se kjo do të ishte me rëndësi të madhe për të dyja palët. Biseduam edhe për të gjitha çështjet e tjera politike, që nga rruga europiane, problemet me të cilat përballemi e deri te dhimbja dhe interesat e përbashkëta të popujve dhe vendeve tona”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
“Sa të pazakonta janë marrëdhëniet skandinave në Ballkan. Sepse atë që Danimarka, Finlanda, Suedia bënë për Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, kjo është ajo që unë e ndjeva këtu. Nëse Orient Express funksiononte në kohën e Perandorisë osmane, sot kemi një problem serioz me hekurudhën dhe hekurudha është shumë e rëndësishme. Është kompetencë e Qeverisë, por këtu kemi pasur edhe përfaqësues nga Qeveria dhe mendoj se është një zgjidhje logjike”, deklaroi Siljanovks Davkova.
Përveç delegacionit shtetëror të kryesuar nga Siljanovska, në shënimin e 80-vjetorit të KAÇKM-së, morën pjesë një delegacion parlamentar, përfaqësues të korit shtetëror dhe diplomatik, përfaqësues të bashkësive fetare, pastaj nga Bashkimi i Luftëtarëve, si dhe një numri i madh qytetarësh.
Lind nata e zezë!
Shkëmb po lëviz – errësirë!
Dhe gjelat në fshat këndojnë
dhe agon dielli −
mbi një gur në gjak është larë
dhe errësira pi,
një ditë fuqishëm
ka ndriçuar!
