Daut Beqiri fiton, bartësja Rita Sinani: Haraçina bëri revolucion zgjedhor

TË FUNDIT

Sipas rezultateve të para, në Harçinë fitoi Daut Beqiri nga VLEN, e për këtë, bartësja Rita Sinani tha se vendi ka bërë një revolucion dhe fitorja është e të gjithëve që kanë kontribuar. Sinani tha se e sollën ndryshimin bashkë me VLEN-in

“Haraçina ka bërë revolucion zgjedhor. kemi përjetuar një fitore të thellë. Fitorja në Haraçinë është e secilit prej nesh, e grave që nuk janë ndalur, e të rinjve që kanë besu, familjeve që kanë shpresu se mund të bëhet një ndryshim”, tha Rita Sinani./tv21.tv