Data e zgjedhjeve ende në pikëpyetje! Koalicioni ASH-AAA të gatshëm për të lëshuar pe

TË FUNDIT

Nëse LSDM këmbëngul o zgjedhje më 21 qershor ose shkojmë pa opozitaren VMRO-DPMNE, atëherë ju qofshin me fat zgjedhjet pa opozitën, deklaroi sot kreu i DPMNE-së Hristijan Micskoski, duke shtuar se janë të gatshëm për kompromis për të dëgjuar edhe argumentet e të tjerëve të ndryshme nga ato data që opozitarja ka propozuar. Krahas rrezikut për shëndetin, nga kjo parti kanë propozuar zgjedhje në fund të gushtit ose fillim shtatori edhe me arsyetimin se duhet më shumë kohë për përgatitje.

“Zgjedhje nuk mund të ketë 60 ditë nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme, që do me thënë se nëse gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj, më herët se 30 korriku nuk mkund të ketë zgjedhje”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.

Edhe kryeminsitri teknik, njëherit edhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski pret se do të ketë dialog dhe datë të përbashkët për zgjedhje por në kornizë të ligjeve.

“Data e zgjedhjeve është i përcaktuar nga dekreti me fuqi ligji me vlefshmëri deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzkoanshme. Në atë moment që do të përfudnojë gjendja e jashtëzakonshme, për 22 ditë do të duhet të ombahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, tha Oliver Spasovski, nënkryetar LSDM.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë të gatshëm të lëshojnë pe për datën e zgjedhjeve me qëllim që të arrihet koncencusi i nevojshëm mes partive politike, pohoi për TV21 kreu i Alternativës Afrim Gashi.

“Nuk është problem. Aleanca dhe Alternativa si koalicion nuk ka qëndruar shumë fuqishëm duke mos lëvizur aspak nga 26 korriku, plus minus nuk është problem port ë ulemi dhe të merremi vesh për të përafruar qëndrimet. Mendoj se më të largëta janë qëndrimet mes VMRO-së e LSDM-së. Nëse përafrohen qëndrimet e tyre do të na gjejnë neve aty në mes”, tha Afrim Gashi, kryetar “Alternativa”.

Nga BDI, zëdhënësi Bujar Osmani sot ripërsëriti se si parti nuk kanë shkuar me ndonjë datë në takimin e liderëve, kjo me qëllimin për tu përpjkur për arritjen e koncensusist mes palëve.

Tani për tani ende nuk përflitet për takim të tretë të liderëve për të diskutuar sërish për datën e zgjedhjeve. Nga Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut i thanë TV21 se “nëse ka përafrim të qëndrimeve mes partive, Presidenti është i gatshëm të thërrasë takim të ri liderësh”.