Këtë vit Marina 28 vjeçare dhe Ogneni 32 vjeçar, janë përzgjedhur si çifti që do të martohet në Galiçnik. Dasma e tyre do të bëhet me rreth 30 zakone tradicionale të kësaj zone. Ngjarjen dasma e Galiçnikut këtë vit e mbulon presidenca e shtetit, të cilët mbulojnë shpenzimet e dasmës së çiftit të përzgjedhur. Ndërkaq vite me radhë ky manifestim ka gjetur mbështetje edhe nga Birraria e Shkupit. Dasma do të zhvillohet prej 12 deri 14 korrik, në ambient të hapur. Në dasmën e Galiçnikut më karakteristike është veshja autentike e nuses e cila peshon 25 kilogram, e përbërë nga pesëdhjetë pjesë të punuara me filigran.
“Ajo traditë e cila ka ekzistuar me shekuj. Ne si birrari e Shkupit dhe bashkësia lokale e Galiçnikut, të cilët janë shumë entuziast duam që t’ia përcjellim gjeneratave të ardhshme. T’i shohin vallet autentike, zakonet, traditat, adetet, veshjet popullore, specialitetet e Galiçnikut dhe arkitekturën e mrekullueshme”, tha Llambo Patçe nga birraria e Shkupit.

