Departamenti i Shtetit Amerikan ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Në një komunikatë për media të Zëvendësit të këtij departamenti Mark C. Toner, thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimet nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit legjislativ të Kosovës për të aprovuar amendamentin kushtetues dhe legjislacionin e nevojshëm për të krijuar Gjykatën Speciale që mund të ngre padi dhe gjykojë rastet, sipas rastit, që rezultojnë nga gjetjet e provave të Task Forcës Hulumtuese Speciale.
“Ne përgëzojmë udhëheqësin e Kosovës për përmbushjen e detyrimeve të Kosovës për të bërë këtë Gjykatë Speciale një realitet”, thuhet në deklaratën e Mark C. Toner, transmeton KosovaPress.
Edhe pse Toner thotë se kanë qenë hapa të vështirë, ai thotë se kanë qenë të nevojshëm për të çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.
“Ne përshëndesim popullin e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme p ër integrimin Euro-Atlantik dhe përkushtimin ndaj vlerave tona të përbashkëta demokratike”, thuhet në komunikatën e Toner.
