Darmendra Kanani: Të rinjtë nuk kanë besim te politikanët, prandaj largohen

TË FUNDIT


Darmendra Kanani, drejtor i politikave strategjike në Think-Tank, Miqtë e Evropës, duke folur për largimin e të rinjve nga Ballkani, në emisionin “Click Plus” në TV21, ai tha se të rinjtë nuk kanë më besim te drejtuesit politikë dhe për këtë po largohen në masë. Ai shton se këtu kemi një dinamikë që mund të jetë shumë e dëmshme për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk mendoj se e shohim në të gjithë Ballkanin, por e di që sondazhet në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor tregojnë se të rinjtë nuk u besojnë më liderëve. Ata po largohen në masë. Unë mendoj se Evropa duhet të ketë një qasje tjetër ndaj Ballkanit, duhet të ndalojë së detyruari vendet të kapërcejnë pengesat dhe ta shohin Ballkanin Perëndimor si një bllok të vetëm. Nëse e bëjnë këtë, mendoj se do të kemi një rezultat tjetër”, tha Kanani.