DAP-i kontrollon marketin Kipper /FOTO

TË FUNDIT

Inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë hyrë sonte në marketin Kipper në Tetovë, raporton TV21.

Po bëhen kontrolle të detajuara.

Kjo vjen pasi tashmë ka hyrë në fuqi masa që produktet ushqimore bazë të shiten pa TVSh.

Nga ana tjetër, qytetarë të shumtë janë ankuar edhe për kufizimin e sasisë së produkteve ushqimore bazë dhe rritjen e çmimeve.

Kujtojmë se ditë më parë është mbyllur rrjeti i marketeve KAM pasi u konstatua se kishte limituar sasinë e vajit për konsumatorët./TV21