DAP: Dorëzimi i kërkesave për pagat e punëtorëve më së voni deri më 30 prill, përmes sistemit të e-tatime

TË FUNDIT

Kërkesa për mbështetje financiare për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars të vitit 2021 “formulari BFP-IP/3” është vendosur në platformën DAP e-tatime (https: // etax -fl .ujp.gov.mk /), informojnë nga Drejtoria për të ardhura publike.

“Dorëzimi i kërkesës bëhet përmes sistemit të e-tatime më së vonë deri më 30 prill të vitit 2021, ndërsa tërësinë e kërkesës e konfirmon Drejtoria për të ardhura publike, në afat prej tre ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës”, theksojnë nga DAP.

Prej atje përkujtojnë se për realizimin e të drejtëns, punëdhënësi paraqet kërkesë për mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve (formulari BFP-IP / 3) për çdo muaj individualisht, deri tek DAP, bazuar në Ligjin për mbështetje financiare punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19, për shkak të pagesës së pagave për shkurt dhe mars 2021 (“Gazeta Zyrtare e RSM”, nr. 85/2021).

“Mënyra e plotësimit të kërkesës për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajin shkurt dhe mars të vitit 2021 (formulari BFP-IP / 3) është pjesë përbërëse e kërkesës, gjegjësisht është sqaruar në udhëzimin për plotësim”, saktësojnë nga DAP.