Danimarka do të vrasë një milion vidra për shkak të koronavirusit

TË FUNDIT

Qeveria daneze kumtoi se planifikon të vrasë deri një milion vidra, për shkak të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

Siç lajmëroi DPA, autoritetet dyshojnë në bartjen e virusit nga ajo kafshë tek njerëzit në dy raste të këtilla në Holandë në fillim të këtij viti.

“Fokusi im kryesor është të jemi të sigurt se fermat me vidra në pjesën veriore të Jutlandit të mos bëhen rrezik nga infektimi për njerëzit. Kështu, qeveria vendosi t’i asgjësojë, krahas një sërë masash preventive”, tha ministri i Ushqimit dhe Peshkimit, Mogens Jensen.

Asgjësimi do të përfshijë 41 ferma për gëzofë në Danimarkën perëndimore, si u zbulua koronavirusi tek kafshët, si dhe 21 ferma për peliçe për të cilat ekziston dyshimi se ka vidra të infektuara.