Rreth 1000 qytetarë të Shkupit janë pjesë e hulumtimit të Ministrisë së Shëndetësisë se sa antitrupa kanë kundër Kovid-19. Eksiton tendencë që hulumtimi të zgjerohet edhe nëpër qytetet tjera. Skriningu kryhet në disa lokacione në kryeqytet, pa paralajmërim paraprak dhe kryhet me përzgjedhje të rastësishme.
“Aksioni i sotëm është vazhdim i hulumtimit të vitit paraprak që e kemi bërë para fillimit të imunizimit me qëllim që të konfirmojmë se sa qytetarët kanë antitrupa ndaj Kovid-19. Vitin e kaluar rreth 30% kishin antitrupa. Një vit më vonë po e zhvillojmë aksionin e njëjtë me qëllim që të dimë se sa qytetarët kanë antitrupa pa dallim asaj se a janë të vaksinuar ose a e kanë kaluar virusin”, tha Gorjan Millanovski, IShP.
Pasi që të dhënat e skriningut të tanishëm të krahasohen me të dhënat e skriningut i cili u bë para imunizimit, do të sillet përfundim nëse kemi imunitet kolektiv kundër Kovid-19.
ANKETË
“-A jeni të vaksinuar?
-Po, me dy doza. Të shoh a kam antitrupa, duhet të pranoj edhe dozën e tretë”.
“-Dy doza nga vaksina kineze dhe një Pfizer.
-A e keni kaluar virusin?
-Jo”.
“-Të shoh çfarë efekti kanë vaksinat, nëse kam antitrupa, nëse kanë dhënë efekt vaksinat”.
“-Me Pfizer dhe jam mirë. Tani dua të testoj antitrupat”.
Mjeku Danillovski është skeptik për rezultatet e skriningut për shkak se i njëjti nuk zbatohet në mënyrë proporcionale dhe sistematike.
“Nuk mundet të mblidhen qytetarë me përzgjedhje të rastësishme. Ekziston diçka që quhet popullata e përgjithshme në shtet, që është e ndarë në njësi territoriale. Shkupi është njësia më e madhe por ka edhe vendbanime tjera me madhësi të ndryshme dhe duhet në mënyrë proporcionale të mblidhet një numër i caktuar i qytetarëve nga secila njësi territoriale për testim. Kjo po bëhet njëjtë sikur kur bëhen anketa politike dhe qëllime të tjera. Amator”, tha Dragan Danillovski.
Deri më tani janë vaksinuar rreth 40% e qytetarëve të vendit tonë. Kjo përqindje nuk është e mjaftueshme për t’i dhënë fund pandemisë, ndërsa sipas ndryshimeve të fundit, të imunizuar plotësisht konsiderohet vetëm personat që kanë pranuar tre doza të vaksinave.
