Dani Alves njofton largimin nga PSG

TË FUNDIT

Me klubin francez, Alves ka fituar 5 tituj

Mbrojtësi i krahut të djathtë i PSG-së, Dani Alves, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se do të largohet nga klubi parisien.

Dani Alves është në fund të kontratës me PSG-në, ku ka luajtur dy sezone.

Gjithçka ka një fillim, një mes dhe një fund dhe ka ardhur koha për t’i vënë pikën këtu”, ka shkruar 36-vjeçari në profilin e tij në Instagram, raporton “Le Point”.

Lojtari i ka kërkuar falje fansave nëse ndonjëherë nuk ka qenë në nivelin më të lartë dhe nëse ka bërë ndonjë gabim, por ka siguruar se thjesh gjithmonë është përpjekur të bënte më të mirën.

Me klubin francez, Dani Alves ka fituar 5 tituj.

Dani Alves ka qenë lojtar i Barcelonës dhe i Juventusit./kallxo

The post Dani Alves njofton largimin nga PSG appeared first on RTV21.