Dalipi shpalos para të rinjve programin e tij për Strugën, sfidon kundërkandidatin: Kush merr një votë më pak në rrethin e parë, tërhiqet nga gara

TË FUNDIT

Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, në vazhdën e fushatës parazgjedhore ka takuar mbrëmë të rinjtë e Strugës ku ka folur për programin e tij dhe vizionin për qeverisjen katër vjeçare. Mes tjerash ai i ka sfduar publikisht kundërkandidatin e tij, Mendi Qyra, për një zotim publik, që kush ka një votë më pak në raundin e parë, të tërhiqet nga gara.

“Kush ka një votë më pak në raundin e parë, të tërhiqet prej gare, nuk vazhdon”, tha Arsim Dalipi.