Dainov: Po rritet helmi pro-Putin! 60% e qytetarëve në Bullgari nuk duan që Maqedonia të futet në BE

TË FUNDIT

Profesori bullgar Evgeni Dainov në Click Plus në TV21 thotë se në Bullgari është rritur mbështetja për Putinin dhe se e njëjta po helmon shoqërinë duke e ushqyer me nacionalizëm që ndikon edhe në veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në Bullgari, 80% e bullgarëve donin që Maqedonia të ishte anëtare e Bashkimit Evropian. Tani 60% nuk ​​duan, tani edhe ky helm pro-Putin gjithashtu është rritur, disponimi pro-ruse në Bullgari që aktualisht po helmon shoqërinë dhe politikën”, tha Dainov.

Dainov bën thirrje që autoritetet bullgare ta heqin veton ndaj Maqedonisë.

“Pra për Bullgarinë kjo veto dhe ky pozicion është helm dhe po përhapet, nuk qëndron, po përhapet në të gjithë organizmin shoqëror dhe teza ime është që në interesin tonë, të bullgarëve, është të gjejnë menjëherë mënyrën për ta ndalur”, theksoi Dainov.