Dafina Zeqiri me performancë të mrekullueshme në Festivalin e Këngës së RTK-së

TË FUNDIT

Mbrëmë në Pallatin e Rinisë në Ksoovë, për herë të parë është mbajtur Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës.

Edicioni i parë zyrtar nisi në orën 21:00.

Në natën e parë të këtij edicioni performuan artistë si: Klea Dina me “Trenat”, Mentor Mripa “Po ju rrëfehem”, Neki Emra “Heroi im”, Hilmi Obertinca “Pa ty s’më rrihet” Franc Koruni “Shqip” Ermal Demiri “Merr”, Auron Deva, “Çmimi i dashnisë”, Ariela Krasniqi “Emri grua” La Fazani, “Oj Kosovë” dhe Albin Nikprelaj me “Ajo”.

Poashtu, performancë unike dhuroi këngëtarja Dafina Zeqiri e cila është paraqitur me hitin e saj “Veç ti”.

Ka qenë vetë Dafina e cila ka rishpërndarë shumë postime të bëra nga pjesëmarrësit në Festivalin e Këngës, të cilët e kanë duartrokitur dhe e kanë quajtur “mbretëreshë”.