COVID-19 uli jetëgjatësinë në Europë

TË FUNDIT

etëgjatësia në Bashkimi Europian ishte 80.4 vjet në vitin 2020, më e lartë me 5.7 vjet për gratë (83.2 vjet) sesa për burrat (77.5 vjet).

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, Eurostat, jetëgjatësia në lindje ka rënë me 0,9 vjet në vitin 2019, ku rënia lidhet me vdekjet e papritura të shkaktuara nga pandemia COVID-19, raporton SchengenVisaInfo.com.

Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se ulja e jetëgjatësisë ka prekur më shumë meshkujt (1.0 vjet) sesa femrat (0.8 vjet).

Normat e këtij viti ngjajnë me ato të vitit 2013 për meshkujt, me jetëgjatësinë mesatare 77.5, ndërsa për femrat, jetëgjatësia në vitin 2020 ishte 83.2 vjet, e njëjtë me pesë vjet më parë. Megjithatë, jetëgjatësia ra me 1.27 për qind për meshkujt gjatë gjithë vitit 2020, ndërsa për femrat ra me 0.9 për qind.

Sipas vendeve me jetëgjatësinë më të lartë, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia kanë normat më të larta. Më konkretisht, jetëgjatësia më e lartë u regjistrua në ishullin francez të Korsikës (84), i ndjekur nga Ishujt Balearik në Spanjë (83.9 vjet) dhe rajoni i Epirit në Greqi (83.3).

Ndër territoret e BE-së, gratë jetojnë më gjatë në ishullin francez të Korsikës, pasi jetëgjatësia e tyre ishte 87 vjet, e ndjekur nga rajoni spanjoll i Galicia (86.7). Dy rajone franceze (Loire dhe Midi-Pyrénées), Ishujt Åland në Finlandë dhe rajoni i Epirit në Greqi, shënuan të njëjtën jetëgjatësi të femrave; 86.4 vjet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, jetëgjatësia mesatare globale në vitin 2019 ishte 72.6 vjet, me vende si Hong Kongu (85.29), Japonia (85.03) dhe Makao (84.68) që kanë jetëgjatësinë më të lartë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK