Virusi korona u shfaq në nëntor të vitit të kaluar në Kinë, e më pas u shpërnda në gjitha vendet e Botës, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kanë kaluar pothuajse 6 muaj që kur Bota po përballet me një armik të panjohur. Për qytetarët duket një periudhë e gjatë dhe stresuese, por për mjekët dhe shkencëtarët të cilët mundohen të bëjnë zbulime dhe të gjejnë ilaçin e Kovid -19 kjo kohë është shumë e shkurtër.
“Ndoshta në shikim të parë duket një periudhë e gjatë, por për ne mjekët dhe shkencëtarët një periudhë 6 mujorshe është një periudhë relativisht e shkurtër, dhe si duket që nga fillimi na zuri të papërgatitur. D.m.th. që nga rasti i ashtuquajtur 0”, tha Irfan Ahmeti, Endokrinolog.
Përderisa për mjekët dhe shkencëtarët kjo kohë që kur ka filluar virusi është e shkurtër, për qytetarët secila ditë po bëhet më e vështirë se tjetra. Karantinimi do të ketë shumë pasoja, thotë sociologu Sunaj Raimi, i cili kërkon nga qytetarët që të mbajnë baraspeshën dhe të mos bien në depresion.
Karantina jo vetëm që në një far mënyre e ka detyruar njeriun që të izolohet që të konservohet në mendimet e tij dhe i shtypur i frikësuar vazhdimisht për shëndetin e tij por edhe për shëndetin e njerëzve të afërt familjarëve dhe miqve . Tek njeriu karantinimi fut edhe një ndjenjë depresioni”, tha Sociologu, Sunaj Raimi.
Ai mendon se pas karantinimit njerëzit do të fillojnë ta shikojnë jetën më ndryshe.
“Njerëzit do të bëhen pak më human më solidar, do të bëhen më familjarë, ma të zellshëm do ta çmojnë jetën dhe shëndetin më tepër. Jam I bindur se do ta duan edhe punën më tepër”, tha Sociologu, Sunaj Raimi.
Rasti i parë me koronavirus në vendin tonë u shfaq më 26 shkurt, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme u shpallë më 18 mars. Ora policore ka filluar të zbatohet më 23 mars.
