Covid-19: Në Itali numër më i madh i rasteve të vdekjes nga 6 prilli

TË FUNDIT

Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 636 raste të vdekjes – më shumë që nga 6 prilli, kumtoi Ministria e Shëndetësisë të këtij shteti. Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 37.978 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Nga fillimi i pandemisë, 43,589 njerëz kanë vdekur dhe 1,066 milionë janë infektuar. Ministria theksoi se gjatë ditës paraprake janë testuar 234,672 persona.

Rajoni verior italian Lombardia mbetet zona më e goditur, pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 9,291 raste të reja që është dukshëm më shumë nga 8.280 të paraqitur ditën e djeshme.