Covid-19 hyri edhe në Burgun e Shtipit! Të infektuar 3 të punësuar dhe 5 të burgosur, mes tyre edhe Mitko Çavkov

TË FUNDIT

Virusi korona hyri edhe në burgun e Shtipit. Tre të punësuar dhe pesë të burgosur, mes të cilëve është ish ministri për punë të brendshme, Mitko Çavkov, i cili po vuan dënimin me burg prej 16 vjetëve. Drejtori i burgut thotë se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 “Për momentin në burgun e Shtipit kemi tre të punësuar dhe pesë të burgosur të cilët janë pozitiv me virusin korona. Pesë të burgosurit janë të ndarë dhe të izoluar nga të burgosurit e tjerë në dy hapësira të ndryshme dhe janë vetëm. Me rekomandim të mjekut të burgut të Shtipit tre të burgosur janë dërguar në analiza shtesë në Repartin infektiv në Spitalin klinik në Shtip ku u është bërë pasqyrë e plotë e gjakut dhe tomografi kompjuterike e mushkërive”, tha Mitko Todorov – Drejtor i Burgut të Shtipit.