Comodita dhuron 1500 dyshekë për spitalet, Gajdoski: Le të jetë kjo nxitje për kompanitë e tjera

TË FUNDIT

1500 dyshek në vlerë prej 100 mijë eurove,  Comodita Home do t’i dhurojë donacion për spitalet në vend, qendrat Covid dhe për familjet e rrezikuara sociale. Hariton Gaxhoski nga kompania Comodita Home tha se dyshekët janë të cilësisë së lartë, ndërsa janë krenaria e brendit për shkak se janë prodhim i vet Comodita-s.

 “Personat me probleme shëndetësore, qytetarët në moshë të shtyrë, fëmijët dhe familjet nga kategori të rrezikuara sociale dhe gjithë të tjerët meritojnë gjumë dhe pushim të mirë. Pikërisht nën sloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme” , Comodita Home do të ndihmojë gjithkund ku është e nevojshme. Strategjia jonë për ndihmë ndaj institucioneve shëndetësore e kemi përgatitur me shumë kujdes dhe do ta realizojmë deri në fund të vitit”, tha drejtori gjeneral i Comodita Home, Hariton Gajdoski.

Drejtorit i Spitalit të fëmijëve Kozle, Besnik Zeqiri,  duke falënderuar për donacionin, u shpreh se dëshiron që ky bashkëpunimin me Comodita Home  ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 “Puna e kryer mirë është shumë më mirë se e thëna”, do të thoshte Benjamin Franklin. Kështu që ju nuk keni vetëm fjalë, por veproni. Ju falënderoj për donacionin tuaj për institucionin tonë “Kozle” në emrin tim, në emrin e të gjithë të punësuarve dhe në emrin e të gjithë fëmijëve që po mjekohen dhe do të mjekohen në këtë institucion në këto ditë të vështira”, deklaroi Besnik Zeqiri, drejtor i Spitalit t; Fëmijëve në “Kozle”.

Nën sloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme”, Comodita Home ka filluar aksionin humanitar, ku dyshek përveç se në Spitalin e fëmijëve “Kozle”, do të dhurojë edhe në Kardiologji, Qendrat Covid në gjithë vendin, SOS- Fshatin e fëmijëve. Vlera e donacionit është mbi 100 mijë euro. Comodita Home në tregun maqedonas  është që nga viti 2019, ndërsa në nivel vjetor, fabrika prodhon mbi 3 milion dyshek dhe mbi 3 milion jastëk.