Çmimi i rrymës do të rritet nga 3.5 deri në 4%?!/ Rritja e TVSH-së do të ndikojë në rritje me plus 4.72%

TË FUNDIT

Janë dorëzuar kërkesat prej tre kompanive energjetike deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë në lidhje me çmimin e energjisë elektrike. Sh.A. MEPSO kërkon rritje të çmimit për 29,75%, EMV kërkon ulje të shërbimit për 2,8 %, ndërsa EVN Home kërkon rritje të çmimit për 5% për furnizimin me energji elektrike. KRRE në ditët në vijim do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e kompanive, dhe nëse i pranon ato, pas 1 janarit rryma do të shtrenjtohet për 4,72%.

“Çmimin të cilin e propozoi EMV-ja për EVN Home është 56 euro për megavat në orë dhe ajo është 16,6%, ka rritje për dallim prej çmimit të kaluar. Por me faktin që nuk ka import të energjisë elektrike dhe harxhimet për burimet e rinovueshme e tëra është e hedhur në tregun e lirë me qëllim që t’ju ndihmohet këtyre kompanive të cilat janë në tregun e lirë, përqindja e çmimit të blerjes në tregun e rregulluar për amvisëritë për dallim prej vendimit të kaluar ka rritje vetëm prej 5%”- deklaroi Marko Bislimovski-Kryetar i KRRE-së.
Bislimovski premtoi se tarifa shpërndarëse do të zvogëlohet dhe më këtë do t’ju ndihmohet amvisërive dhe kompanive që janë në tregun e lirë.
“Prej tash shumë me përgjegjësi mund të them se harxhimet për distribuimini e energjisë elektrike do të zvogëlohet dhe në këtë mënyrë nuk do tju ndihmohet vetëm konsumatorët e vegjël dhe amvisërive por edhe të gjithë kompanive të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike “- pohoi Marko Bislimovski-Kryetar i KRRE-së.
Bislimovski tha se sa i takon vendimit të tarifave të lira, amvisëritë do të njoftohen me kohë së si do të lëvizin çmimet.