Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni do të ulet për 99% të amvisërive, thotë Bislimovski

TË FUNDIT

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël dhe për 99.2% të amvisërive do të ulet. Kështu deklaroi sot drejtori i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimovski. Megjithatë, ai ka konfirmuar se TVSH-ja do të rritet nga 5% në 10%.

Tek amvisëritë çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë ulet me 4,11%, për bllokun e dytë ulet me 2,95%, për bllokun e tretë korrigjohet dhe rritet me 0,85% dhe për bllokun e katërt çmimi rritet me 7,65%. Sipas Bislimovskit, për 99.2% të amvisërive në vend do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Kur kemi marrë vendimet kemi pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit, standardin e jetesës dhe sinjalin që dërgojnë konsumatorët, sidomos amvisëritë, dhe fakt është se kohët e fundit kanë kursyer”, tha mes tjerash Bislimovski.