Çmimi blerës i duhanit nuk do të jetë nën 180 denarë, i ka qetësuar kultivuesit e duhanit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha.
Ai ka deklaruar se të hënën do të takohet me Lidhjen e prodhuesve të duhanit, Bordin protestues dhe kompanitë blerëse ku do të harmonizohet metodologjia për shpërndarjen e 5 milionë eurove për ndihmë ndaj kultivuesve të duhanit.
“Atë që e premtuam para një muaj, çmimi mesatar nuk do të jetë nën 180 denarë. Me këto mjete do të mundohemi t’u ndihmojmë kultivuesve të duhanit për shkak të vitit të vështirë”, tha Hoxha.
Ka vlerësuar se prioritet është blerja e duhanit për të cilin janë marrë vesh, ndërkaq për tepricën do të konsultohen në mënyrë shtesë./TV21
