Çmimet e karburanteve rriten për 1,5 denarë! Ministrja e Financave: S’janë të larta, qeveria nuk mund të ndikojë te çmimet

TË FUNDIT

-Karburantet janë produkt i bursave në të cilin nuk mund të kemi absolutisht kurrfarë ndikimi, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitriovska Koçoska. 

Qeveria, siç theksoi, do ta ndjekë situatën, ndërsa për momentin sipas saj, çmimet nuk janë shumë të larta. 

“Bëhet fjalë për produkt të bursës, ku nuk mund të kemi absolutisht asnjë ndikim. Kështu që do ta ndjekim, ta shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi pasur vite kur kemi pasur shumë çmime të larta, të kthehemi mbrapa t’i shohim. Tani nuk kemi ndonjë çmim tejet të lartë të karburanteve, por të shohim se çfarëdo do të ndodhë, te produktet e bursës qeveria nuk mund të ndikojë sepse bëhet fjalë për çmime që formohen në bursat botërore”, theksoi ministrja.

Në lidhje me planin për masa të cilin e paralajmëroi kryeministri para dy ditëve, Dimitroska Koçoska theksoi se do të linte që Qeveria të informojë kur do të ketë diçka zyrtare. 

“MF nuk është përgjegjëse në këtë pjesë, ka ministri adekuate. Këto janë produkte nga energjetika, këtu është Ministria e Ekonomisë dhe Punës, t’i lëmë që të punojnë, ndërsa pastaj si Qeveri do të dalim me qëndrim për këtë çështje”, sqaroi ministrja. 

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot njoftoi se po shtrenjtohen benzinat dhe dizeli. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rriten për 1,50 denarë për litër.

Sipas KRRE-së, një litër benzinë BS-95 pas mesnate do të shitet për 76,0 den, një litër BS-98 78,0 den, një litër naftë 67,5 dhe një litër vaj ekstra i lehtë, 67,5 den.