Çmimet e gazit, në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit të kaluar

TË FUNDIT

Nga sot, çmimet e gazit në Evropë janë shtatë për qind më të ulëta dhe arrijnë në 730-735 dollarë për një mijë metër kub.

Kjo do të thotë se ato kanë rënë nën 750 dollarë për herë të parë që nga shkurti i vitit të kaluar, raportoi bursa londineze ICE.

Më 19 dhjetor, vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord për një çmim maksimal të gazit prej 180 euro për megavat orë (rreth 2.000 dollarë për një mijë metër kub me kursin aktual), dhe kjo masë do të hyjë në fuqi më 15 shkurt, për të mbrojtur popullsinë dhe ekonominë nga rritja e çmimit të gazit.

Çmimi i lartë i energjisë në Evropë, sipas vlerësimit të mediave perëndimore, shkaktoi inflacionin më të lartë në dekadat e fundit