Çmimet e bukës në Evropë rriten vazhdimisht për shkak të luftës në Ukrainë

TË FUNDIT

Çmimet e bukës u rritën në mënyrë drastike nëpër Evropë gjatë vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e reja, ndërsa rritja është veçanërisht e madhe pas invadimit të Rusisë në Ukrainë.

Shtrenjtimi në gusht ka qenë në mesatare për 18 për qind në raport me muajin e njëjtë një vit më parë, sipas Eurostatit, agjencisë statistikore të BE-së.

Në gusht të vitit të kaluar, shtrenjtimi mesatar i bukës në BE vetëm 3 % krahasuar me një vit më parë.

Eurostati shprehet se çmimet e bukës janë në nivelin më të lartë.

Hungaria është prekur më së vështiri – shënoi rritje të madhe prej 65,5 % gjatë vitit, derisa Franca, e njohur për bagetët e saj, shënoi rritje më të ngadaltë të çmimeve.

Invadimi rus dhe bllokimi i eksportit të grurit nga Ukraina, e cila ishte eksportuesi i pestë për nga madhësia i grurit në botë, sollën deri te rritja e çmimeve.

Buka nuk është produkti i vetëm që shënon rritje të përnjëhershme të çmimit. Çmimet e kombinuara të bukës dhe drithërave janë rritur për 16,6 për qind në eurozonën, që është rritja më e lartë nga janari i vitit 1997.

Nuk është befasuese që shpenzimet e rritura të ushqimit kanë kontribuar për inflacionin më të lartë, bashkë me rritjen marramendëse të çmimeve të energjisë. Në Bashkimin Evropian, inflacioni arriti nivelin rekord të lartë në gusht prej 9,1 për qind. Si kornizë referente, qëllimi është që misioni i Bankës Qendrore Evropiane ishte që ta ruajë inflacionin “afër, por nën 2 %“.

Ushqimi dhe pijet shënuan rritjen e dytë më të madhe, prej 12,4 %, pas banimit dhe energjisë elektrike, të cilat u rritën për 19,7 %.

Pse shtrenjtohet buka në Hungari?

Që para fillimit të luftës në Ukrain, në janar, bukëpjekësit hungarezë i paralajmëruan blerësit se mullinjtë do ta rrisin dukshëm çmimin e miellit, siç publikoi HVG, gjë që bën të ditur në atë se Hungaria tashmë është përballur me sfida edhe para konfliktit.

Ndërmjet gushtit të vitit 2021 dhe gushtit të vitit 2022, Hungaria i kishte muajt me thatësi më të madhe që nga viti 1901, situatë kjo që u përkeqësua nga temperaturat e papara të larta këtë vit, që i shkatërruan të mbjellat në mbarë vendin.

Ashtu siç fushat në vend bëheshin të verdha, ndërsa niveli i ujit në lumenjtë dhe liqenet e tij ranë në nivelin alarmant të ulët, bujqësia pësoi dëme të konsiderueshme.

Jozef Septe, kryetar i Shoqatës së bukëpjekësve hungarezë, nuk e hedh poshtë mundësin që çmimi i bukës mund të arrijë 1.000 HUF (afërsisht 2,50 euro për kilogram).

Hungaria është në mesin e vendeve të BE-së me inflacion më të lartë. Norma mesatare e inflacionit në BE në gusht ishte 9,1 %, e në Hungari 15,6 %, më e lartë nga maji i vitit 1998.

Çmimet e ushqimit në vend janë rritur për 30,9 për qind në krahasim me një muaj më parë, sipas “Trejding ekonomiks”.

Çfarë ndikimi ka shtrenjtimi mbi njerëzit?

Amvisëritë evropiane e ndjejnë presionin nga ky shtrenjtim. Sipas të dhënave të Bukëpjekësve të federatës, asociacioni tregtar që e prezanton industrinë e bukës dhe bukëpjekësve në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë vende në BE kanë konsum mesatar prej 50 kilogramëve bukë për njeri në nivel vjetor.

Është e vështirë të gjesh zëvendësim të bukës dhe produkteve të tjera nga gruri, që janë shtylla të të ushqyerit të miliona evropianëve, dhe rritjen e çmimeve tashmë ka ndikim.

Në Itali, ku çmimi mesatar i bukës është rritur për 13,5 për qind nga gushti i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2022, ndërsa sindikatat e bukëpjekësve paralajmëruan se në një të ardhme të afërt mund të rritet deri në 6 euro për kilogram, të dhënat tregojnë se në shtatë muajt e parë të vitit 2022, konsumatorët e kanë zvogëluar blerjen e produkteve ushqimore për 3,2 %. Por, për shkak të inflacionit, amvisëritë shpenzojnë më shumë para për ushqim sesa më parë.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropiane, inflacioni i rritur mes janarit të vitit 2021 dhe qershorit të vitit 2022 i ka rritur shpenzimet e amvisërisë për kokë banori në mesatare për rreth 160 euro në muaj.

Ashtu siç çmimet e ushqimit vazhdojnë të rriten, Brukseli është i brengosur se më së shumti do të vuajnë amvisëritë me të ardhura më të ulëta, meqë do të duhet të shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit të tyre në produkte themelore siç është buka.