Çmime të reja të dizelit dhe benzinës

TË FUNDIT

Çmimet e benzinës dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnata do të rriten për gjysmë denarë për litër, ndërkaq dizeli lirohet për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 72,5 denarë, i EUROSUPER BS-98 do të jetë 74,5 denarë, i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 63,5 denarë për litër, kurse dizeli do të jetë 61 denarë për litër.

Për 0,299 denarë për kilogram do të shtrenjtohet çmimi i mazutit dhe ai do të kapë çmimin prej 38,018 denarë për kilogram./TV21