“Çmendet” moti në Itali/ Palermoja digjet nga zjarret, stuhia pushton Milanon

TË FUNDIT

Jemi në fundin e muajit korrik, por kapriçot e motit nuk pyesin. Italia, po lufton me zjarret dhe me reshjet e shiut.  Kështu, një stuhi e pazakontë ka goditur kryeqytetin italian, duke lënë të dëmtuara banesat, duke sjellë përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës. Si pasojë e motit të keq, 5 persona kanë humbur jetën, mes tyre një vajzë 16-vjeçare trupi i së cilës u gjend poshtë një peme. Në Milano ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Në Palermo është dhënë alarmi maksimal për shkak të zjarreve që ende kanë ‘pushtuar’ kodrat. Zjarret kanë rënë në malin Capo Gallo.  Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën. Aeroporti i kryeqytetit sicilian do jetë i mbyllur sot.  Në Palermo, observatori astronomik regjistroi 46.4 gradë, duke tejkaluar kulmin prej 44.8 që kishte ndodhur në 1999.