Dita e katërt e janarit. Fëmijët në Parkun e Çairit po e shijojnë kohën me diell.
Tërheqja e mjegullës dhe ndotjes duket sikur ua ka shtuar gëzimin.
Pas katër ditëve me mjegull më në fund qytetarët e Shkupit e shijojnë fillimin e vitit me diell, edhe fëmijët që shihen pas meje duken mjaft të lumtur duke lozur, sikur të ishte pranverë.
Në park nuk mungojnë as pensionistët, disa prej të cilëve pohonin se kishin 4 ditë të izoluar në shtëpi, ndërsa në këtë pasdite po e shijojnë kohën e bukur.
Sot kemi dalë këtu na duket si pranverë, sepse 4-5 ditë dorën e kam mbajtur në gjoks, prej mjegullës.
-A ke pasur ndonjë problem shëndetësor nga ajri i papastër?
Unë e kam ruajtur veten sepse shoqja më thoshte ruaju sepse mbetesh diku dhe nuk kam dalë.
Këto 4 ditët e fundit a keni dalë nga shtëpia për shkak ajrit të ndotur?
Ta them të drejtën kam dalë.
A ke pasur probleme shëndetësore?
Kam me zemrën nuk jam mirë.
Ndonëse pa mjegull duket më pastër, matjet tregojnë se Shkupi vazhdon të jetë me ajër të ndotur, , ndërsa në rang botëror edhe sot jemi në top 10-tëshen e qyxteteve më të ndotura në botë. Në katër ditët e para të vitit të ri, Shkupi dukej kështu nga lart – tërësisht i mbuluar nga mjegulla, e cila në vete mbledh edhe ajrin e ndotur nga makinat dhe ngrohja në qytet. Në këso raste autoritetet shëndetësore rekomandojnë që fëmijët dhe të moshuarit dhe personat me shëndet të ndjeshëm t’i reduktojnë daljet.
