Nisja me punë e interkonektuesit të gazit Greqi-Bullgari (IGB), është nisja e një epoke e re për Bullgarinë dhe Bashkimin Europian, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, në inaugurimin e ndërlidhësit që u mbajt në Pallatin kombëtar të kulturës në Sofje.
Ky gazsjellës i ndryshon rregullat e lojës si për sigurinë energjetike të Bullgarisë ashtu edhe për Europën. Ky projekt nënkupton heqjen e varësisë nga gazi rus. Evropa mund të çlirohet nga varësia energjetike ruse dhe së bashku do të bëjmë një bashkim të fortë energjetik. Shantazhi rus energjetik në Evropë duhet të ndalet”, tha Usula Von der Lezen, kryetare e KE.
Në këtë ceremoni ishte liderë të shteteve të rajonit dhe më gjerë. Këtu ishte edhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u shpreh se ky interkonektor po hapë një portë të re të sigurte për diversifikimin e gazit natyror, jo vetëm për vendet nikoqire, por edhe për Europën Juglindore. “Është e qartë, sa më të ndërlidhur të jemi, aq më rezistentë do të jemi ndaj sfidave energjetike të çdo lloji”, u shpreh Pendarovski.
“Për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të përmbushur nevojat e bizneseve dhe amvisërive, Maqedonia e Veriut duhet të bëhet pjesë e këtij rrjeti të gazit natyror. Prandaj ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, tha Stevo Pendarovskil, president i RMV-së.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tregoi se gjatë kohë ka pritur për realizimin e këtij projekti dhe se nuk ka qenë lehtë që të arrihet, sepse si qeveria bullgare po ashtu edhe ajo greke kanë kaluar nëpër shumë pengesa burokratike. Shtoi se interkonektuesi në mënyrë drastike e ndryshon hartën energjetike të Europës dhe më në fund kemi rrjedhje reale të gazit nga Azerbajxhani.
“Interkonektuesi midis Bullgarisë dhe Greqisë nuk është vetëm projekt infrastrukturor, por simbol i potencialit të rritur të rajonit tonë, bashkëpunimit të suksesshëm dhe lidhjes sonë, të cilat kontribuojnë për zhvillimin tonë të qëndrueshëm përmes realizimit të strategjisë së përbashkët evropiane për energji më të besueshme, më të lirë dhe të sigurt”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis, theksoi se ky gazsjellës dukshëm do ta ndryshojë si furnizimin me energji, po ashtu edhe sigurinë energjetike për të gjithë në kontinentin europian.
“Një zgjidhje evropiane, e cila shpresoj se do të finalizohet gjatë takimeve tona të ardhshme në Pragë dhe Bruksel. E dini se projekti i rëndësishëm në Aleksandropolis me terminalin dhe depozitimin do të na ndihmojë të garantojmë siguri energjetike jo vetëm për Greqinë, por edhe për vendet e tjera të Europës Juglindore, por jo vetëm për to, por edhe për vendet e Europës Qendrore”, tha Kirijakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalës së tij tregoi se ishte i brengosur për mënyrën se si do të trajtohej nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pas ngjarjeve të fundit, andaj e quajti veten “dele e zezë”.
“Kisha një dilemë para se të vija këtu se si do të sillej me mua, por ishte shumë e sjellshme. Ndihem pak si ‘delja e zezë’ këtu në shoqërinë e miqve dhe duhet ta falënderoj edhe pse nuk dua t’i bëj lajka. Ajo na ndihmoi shumë kur foli për ndërtimin e një ndërlidhësi ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë dhe më pas Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Gazi vjen nga Azerbajxhani në Greqi. Interkonektori Greqi-Bullgari, projekti IGB, i gjatë 182 kilometra, e lidh rrjetin e përçimit të gazit natyror të Greqisë pranë qytetit të Komotinit me rrjetin bullgar të përçimit pranë qytetit Zagorë e Vjetër.
