Çka ka në fletën anketuese të Nina Angellovskës? Me paratë nga Banka Eurostandard ka blerë banesë

Must Read

Mbi 73 milionë shikues e kanë ndjekur debatin e parë Tramp-Bajden

Më shumë se 73 milionë njerëz në SHBA e kanë ndjekur raundin e parë të debatit të...

Zaev: Mickoski vraponte pas meje që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me pohimet e VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë në Kuvend...

Autoritetet e Kosovës nuk e lejuan ministrin serb Sharçeviq të hyjë në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e hodhi poshtë kërkesën e Ministrit të Arsimit të Serbisë,...
- Advertisement -

A posedonte ministrja e Financave, Nina Angellovska informacion se Banka Eurostandard do të mbyllet, pas çka i ka tërhequr paratë e saj? Përgjigjen për këtë pyetje duhet ta japë lënda që e hapi Komisioni për Parandalim të Korrupsionit, pasi në opinion publik flitej se Angellovska ka ditur se në cilën situatë gjendet banka, prandaj në janar të këtij viti ka nxjerrë 130.000 euro nga gjithsej 250.000 euro depozitë në bankë.


“Mbetet të zbulojmë nëse ministrja paraprakisht ka pasur plan që t’i tërheqë mjetet e saj apo thjesht bëhet fjalë për diçka që ka ndodhur në të njëjtën kohë. Ajo nuk ka përgjegjësi penale, sepse nuk ka vjedhur para të huaja, ajo i ka tërhequr paratë e saj, por për ne si Komision Antikorrupsion është interesante nëse ky informacion ka shërbyer në momentin e caktuar që ajo t’i nxjerrë mjetet për ta mbrojtur vetëm”, tha Biljana Ivanovska – KSHPK. 

- Advertisement -

Do të kontrollohen edhe xhirollogaritë dhe transaksionet e familjarëve të ministres, me qëllim që të vërtetohet nëse informatën që e ka ditur, ua ka përcjellë edhe personave të tjerë.


“Është e vërtetë se para se ta marr funksionin – ministër i Financave, këto mjete të mia personale, të cilat i kam fituar para se të bëhem ministre dhe të cilat i kam paraqitur në mënyrë të rregullt, ishin të destinuara për biznes investime, kurse pas marrjes së detyrës dhe pasi aktivitetet e mia biznesi i vendosa në plan të dytë, vendosa që një pjesë të këtyre mjeteve t’i shfrytëzoj për ta zgjidhur çështjen e banimit, respektivisht të blej një banesë, duke pasur parasysh se jetoja me qira”, theksoi Nina Angellovska, Ministre e Financave.

- Advertisement -

Banesa për të cilën flet Angellovska është regjistruar në fletën e saj anketuese. Sipas të dhënave që i ka dorëzuar në KSHPK, banesa vlerësohet në 6.1 milionë denarë, ka sipërfaqe prej 73 metrave katrorë, gjendet në Shkup dhe është blerë këtë vit.
Në emër të saj ka paraqitur edhe hapësirë afariste nga 5 deri në 11 metra katrorë, të cilën e ka fituar në vitin 2013. Në vitin 2019 në Fondin e Investimeve, ka investuar 8 milionë denarë. Përveç në Bankën Eurostandard, fonde ka pasur edhe në UNI Banka, të cilat, sipas fletës anketues, i ka nxjerrë në vitin 2019. Në emrin e saj dhe të bashkëshortit ka paraqitur edhe aksione, por nuk ka të dhëna ku.
Me mbylljen e bankës, të bllokuara mbetën mbi 100 mijë xhirollogari dhe 20 milionë euro të papaguara. Nga e premtja për Bankën Eurostandard është hapur edhe procedura falimentimi, kurse Dushko Todevski do ta udhëheqë procedurën falimentuese të bankës. Seanca e parë është caktuar për më 8 tetor të këtij viti.

- Advertisement -

Mbi 73 milionë shikues e kanë ndjekur debatin e parë Tramp-Bajden

Më shumë se 73 milionë njerëz në SHBA e kanë ndjekur raundin e parë të debatit të parë televiziv parazgjedhor mes presidentit...

Zaev: Mickoski vraponte pas meje që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me pohimet e VMRO-DPMNE-së se nuk do të votojnë në Kuvend për miratimit e gjendjeve e...

Autoritetet e Kosovës nuk e lejuan ministrin serb Sharçeviq të hyjë në vend

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e hodhi poshtë kërkesën e Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq për të hyrë...

Putin dhe Makron kanë bërë thirrje për ndërprerje të përleshjeve në Nagorno-Karabah

Presidentët e Rusisë dhe Francës, Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, biseduan për përshkallëzimin e konfliktit në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabah dhe u...

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe dukshëm i vranët me...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -