Çka deshi Cima më shumë se aktrimin?

TË FUNDIT

Njihet si një prej humoristët më të mirë në vend, por Rasim Thaqi- Cima pati edhe një profesion tjetër në rini që e deshi madje më shumë se aktrimin. Është fjala për fubtollin, shkruan portali rtv21.tv

Ai në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21 shpalosi kujtime kur ushtronte këtë profesion në rininë e tij, madje tregoi që peng e ka që nuk lindi në këtë kohë kur mundësitë janë më të mira për karrierën në futoboll.

Komuna e Prishtinës së fundmi i ndau  çmimin për kontributin e tij  në futboll, për të cilin tha se u gëzua shumë.

Cima tregoi edhe një ngjarje interesante kur babai i tij shkoi për herë të parë për ta parë  teksa luante futboll./21Media