Në fillim u duk si një shaka, por objektivi “Guardiola” i Maçester Citit për sezonin e ardhshëm është primar për klubin e sheikëve.
“Qytetarëve” nuk po u shpërblehet mundi dhe harxhimi i miliona eurove vitet e fundit. Ata ende nuk kanë fituar asnjë titull prestigjioz.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, drejtuesit e klubit të pasur kërkojnë me çdo kusht që sezonin e ardhshëm në krye të stolit të skuadrës të jetë tekniku i Bajernit, Pep Guardiola.
Thuhet se ata kanë përgatitur për trajnerin katalanas një ofertë të parezistueshme; një pagë prej 27 milionë euro në sezon. Kjo do ta bënte Guardiolën trajnerin më të paguar në botë.
Parashikohet që Pepi të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me gjigantin britanik që kap vlerën e 100 milionë sterlinave në total. Plani është që trajneri aktual Manuel Pelegrini të mbyllë kontratën në fundin e pjesës së parë të këtij sezoni, dhe Guardiola të ulet në pankinë në fillim të gjysmës së dytë të sezonit që do të nisë.
Vetëm një ditë më parë, Guardila tha para mediave se ende nuk ka vendosur për zgjatjen e kontratës me Bajernin.
