Pas mbylles së qendrave të votimit, ka reaguar Vlora Çitaku nag PDK që fillimisht falënderoi qytetarët për proces zgjedhor të shkëlqyer dhe shtoi se, mburren me fushatën. Çitaku tha se janë duke i pritur rezultatet që siç thotë, kanë arsye për të qenë optimistë.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.
Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë.
Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë”, tha Çitaku.
