Cipras për TV21: Porosia nga Marrëveshja e Prespës është se ka shpresë në Ballkan

TË FUNDIT

Ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në një intervistë për TV21, i ka kushtuar shumë kohë edhe Marrëveshjes së Prespës. Ai tha se porosia nga Marrëveshja e Prespës është se ka shpresë në Ballkan.

“Së pari, mendoj se mesazhi nga Marrëveshja e Prespës është se ka shpresë në Ballkan, mosmarrëveshje për një kohë të gjatë…. Nëse ka një vullnet të ndërsjellë, marrëveshjet e pranueshme arrihen në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha Cipras në një intervistë për TV21.