Çiljeta Xhilaga, një nga këngëtaret të njohura dhe më të dashura në Shqipëri feston sot ditëlindjen. Por në këtë ditë ajo ka dy arsye për të festuar pasi edhe djali i saj, Fernando ka lindur në të njëjtën datë.
Çiljeta sot feston ditëlindjen e 40, ndërsa djali i saj mbush 12 vjeç.
Këngëtarja, e cila prej kohësh ishte tërhequr nga skena dhe ekranet, u rikthye fuqishëm në vëmendje me pjesëmarrjen e saj në “Ferma VIP”. Çiljeta, e njohur për bukurinë dhe sensualitetin e saj, ka arritur gjithmonë të fitojë simpati të madhe nga publiku.
Megjithatë, ajo që ndau me ne në këtë emision ishte një anë tjetër e saj, ajo e çiltërsisë dhe mirësisë që e karakterizon, duke arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve në një mënyrë të veçantë.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje dhe duartrokitje ishte mënyra se si këngëtarja e trajtonte djalin e Albanit, partnerit të saj, duke dhënë një shembull të pastër dhe të bukur të dashurisë pa kushte.
