Cilët deputetë opozitarë do t’i bashkohen Qeverisë, Osmani: Pas zgjedhjeve dalim me koalicionin e zgjeruar

TË FUNDIT

Derisa VMRO-DPMNE paralajmëron shumicë të re parlamentare, nga BDI thonë se jo që shumica është stabile, por ajo edhe do të rritet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Duke mos treguar detaje, integristi Bujar Osmani tha se qeverisë do t’i bashkohen edhe disa deputetë.

“Menjëherë pas zgjedhjeve koalicioni Qeverisëse do të zgjerohet edhe me të tjerë deputetë të cilët mbështesin këtë kurs progresivë të vendit mirëpo nuk mund të jap detaje edhe pak ditë”.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE pas rezultatit pozitiv që mori në zgjedhjet lokale, lideri i kësaj partie Hristijan Mickoksi thotë se qytetarët duan një shumicë të re parlamentare dhe se kjo do të ndodh.

“Duhet të kemi qytetarë të lumtur, dhe jo qytetarë të mërzitur. Dhe vendi i tyre është këtu, vendi i tyre është në një shumicë të re parlamentare dhe kjo shumicë e re parlamentare duhet ta dërgoj Maqedoninë në bisedime për Bashkimin Evropian”.

Nga Lëvizja Besa si dhe nga PDSH-ja sot kanë dalë me kumtesa partiake se mbeten pjesë e qeverisë dhe se koalicioni qeverisës është stabil. Nga partia e Kasamit shkruajnë “koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm, pavarësisht faktit se në shumë vende në raundin e dytë ne konkurrojmë me njëri-tjetrin”. Ndërkaq nga partia e Menduh Thaçit shkruajnë se “PDSH vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie, duke dhënë kontributin e saj modest për mirëqenien e qytetarëve, procesin reformues dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”.