Cilat prodhime pritet që të shtrenjtohen?

TË FUNDIT

KONSUMI201820192020
Ushqim dhe pije joalkoolike38,443,145
Pije alkoolike dhe duhan44,24,6
Veshmbathje6,15,14,3
Banesë, ujë, elektrikë, gaz dhe derivate tjera10,510,811,5
Mobilje, orendi dhe mirëmbajtja e orendive4,54,55,3
Shëndet4,23,53,1
Trafik5,365,6
Komunikime3,23,83,6
Rekreacion dhe kulturë1,71,61,2
Arsimim0,40,40,2
Restorante dhe hotele4.34,12,9
Mallra dhe shërbime tjera5,255,8
Të tjera11,987
Gjithësej100100100

Shtrenjtimi i ushqimit e tangon xhepin e gjithkujt, por më së shumti xhepin e kategorive sociale. Për 6,3% është rritur pjesëmarrja e ushqimit dhe pijeve joalkoolike në shportën e përgjithshme të konsumatorëve të amvisërive për dy vjet. Nëse në vitin 2018 pjesëmarrja ka qenë 38,7%, në vitin 2020 është rritur në 45%, sipas të dhënave të Entit për statistikë. A është e nevojshme që të intervenojë shteti dhe në planifikimin e buxhetit të ndajë mjete për subvencionimin e tyre përveç ndihmës sociale.

 “Siç përmenda në pjesën e mbrojtjes sociale, politikat që u prezantuan nga ministria dhe që janë thënë në opinion janë inkorporuar në buxhet. Atë që përmenda gjatë fjalimit tim përfshin të ardhura të garantuara sociale  dhe të gjithë reformat që u paralajmëruan që u sollën në periudhën e fundit, ata mjete janë në paraparë që suaza të buxhetit, ndërsa në mënyrë më të detajuar për politikat do t’ju informojnë nga ministritë resorë”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Para pak kohe edhe nga Oda ekonomike theksuan se disa prodhime mund të shtrenjtohen edhe për 50%. Thanë se shpenzimet e fermerëve janë rritur për 70 apo 80%. Për 10-11% janë rritur shpenzimet në industrinë e qumështit. E ngjashme është gjendja edhe në industrinë e mishit, ndërsa rritje të çmimeve ka edhe te drithërat dhe farat vajore që për momentin janë me çmim më të lartë prej 20 deri në 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar.