Çiklistët më të sigurt, në disa korsi për biçikleta në Çair vendosen shtylla reflektuese

TË FUNDIT

Çiklistë që udhëtojnë nëpër rrugët e Çairit do të jenë më të sigurt, pasi Qyteti i Shkupit është duke vendosur shtyllat reflektuese në rrugë për të ndarë korsitë e biçikletave nga ato të veturave.

“Në rrugën Kemal Sejfulla në Çair janë vendosur shtylla reflektuese për ndarje fizike të korsisës së re për biçikleta dhe ngushtimin e hapësirës për automjete në të dy anët e rrugës”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Shtyllat deri tani janë vendosur në rrugën “Kemal Sejfulla”, ndërkaq siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, të njëjtat do të vendosen edhe përgjatë rrugëve “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe bulevardit “Bosnje e Hercegovina”./TV21

🚲На улицата Кемал Сејфула во Чаир се поставуваат рефлектирачки заштитни столпчиња за физичко издвојување на новата вело…

Posted by Град Скопје on Thursday, February 4, 2021