Cigaret për 10 denarë më shtrenjtë! Qytetarët nuk ankohen, thonë se nuk heqin dorë nga duhani

TË FUNDIT

“Lajm i keq për duhanpirësit. Nga dje janë shtrenjtuar çmimet e cigareve për 10 denarë, domethënë personat që konsumojnë një pako cigare në ditë, do të paguajnë për 300 denarë më shumë në muaj”, raporton Almedina Ismajli, gazetare e TV21.

Qytetarët thonë se 10 denarë nuk ju bën problem për xhepin që të vazhdojnë e të konsumojnë duhan, nga ana tjetër ata që nuk pinë duhan kërkojnë që të shtrenjtohen edhe më shumë cigaret.

Pronarët e dyqaneve thonë se qytetarët vazhdojnë të blejnë njëjtë cigare.

Cigaret në shitjet me pakicë janë rritur në çmim me 10 denarë duke filluar nga 29 shtatori. Pyetëm në Ministrinë e Financave se a është kjo për shkak të rritjes së akcizave, por prej atje ende nuk kanë kthyer përgjigje.