Një çift indian thuhet se ka mbajtur ceremoninë e martesës në një aeroplan i cili ishte në ajër, ku kishte më shumë se 160 persona të ftuar. Kjo në përpjekje për t’u shpëtuar kufizimeve të koronavirusit.
Videot e postuara në mediat sociale shfaqen çiftin dhe të ftuarit në avion.
Shteti i Tamil Nadu ku thuhej se ka nisur fluturimi, vendosi kohët e fundit kufizime më të ashpra, duke kufizuar dasmat në 50 të ftuar.
Autoriteti i aviacionit në Indi ka filluar një hetim, thanë raportet.
Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) i tha Times of India se stafi i SpiceJet në bordin e fluturimit është pushuar nga detyra.
Një zëdhënës i SpiceJet i tha Indian Express se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore nga një agjent udhëtimesh për një udhëtim pas një martese.
Zëdhënësi tha se klienti “u informua qartë për udhëzimet e Covidit për t’u ndjekur dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord”.
