Mbreti i ri britanik, Charles III zyrtarisht ishte shpallur sovran në Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore.
Shpallje e ngjashme ishte bërë dje në Londër në ceremoninë luksoze sipas traditës shumëvjeçare.
Në Bellfast leximit të shpalljes i paraprinë rënia e kambanave dhe luajtja me bori. Leximi i shpalljes ishte shoqëruar me përshëndetje prej 21 qitjeve dhe orkestrës ushtarake e cila e këndonte himnin “Zot ruaje mbretin”.
Në Uells, batalioni i tretë i regjimentit mbretëror të Uellsit ishte i shoqëruar në ceremoninë e kurorëzimit nga dhia, e cila është “hajmali” e batalionit.
