Champions League, formacionet zyrtare/ Napoli “shtrëngon dhëmbët” me Real Madrid, Inter kërkon “deja vu” ndaj Benfica

TË FUNDIT

Napoli do të presë sot në shtëpi skuadrën spanjolle të Real Madrid në “Maradona Stadio”.

Italianët do të kenë një test të vërtetë këtë sezon, ku përballë do të kenë “galaktikët” e Ancelottit. Kjo është një nga ato ndeshje ku golat nuk mungojnë dhe spektakëli është i garantuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Inter do të ndeshet ndaj ekipit portugez të Benfica. Zikaltërit do të përsërin një sfidë ndaj “shqiponjave” pasi sezonin e kaluar i gjetën në ndeshjet me eliminim direkt, ku nënkampionët e Europës i eliminuan në çerekfinale.