Chainalysis: Hakerat koreano-veriorë vodhën kriptovaluta në vlerë të 400 milionë dollarëve

TË FUNDIT

Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit, hakerat nga Koreja e Veriut kanë vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në asete digjitale, gjatë 7 sulmeve kibernetike në vitin 2021.

Kompania e analizave “Chainalysis” bën me dije se 2021 ishte një vit i “suksesshëm” për kriminelët kibernetikë nga shteti i Azisë Lindore.

“Nga 2020-2021 numri i hakerimeve të lidhura me Korenë e Veriut u rrit nga 4 në 7, dhe vlera e vjedhur nga këto sulme u rrit me 40%”, shkruhet mes të tjerash në raport.

Hakerat dyshohet se kanë përdorur teknika të ndryshme për të ndërhyrë në portofolet “e nxehta” me para digjitale për t’i transferuar ato më pas në Korenë e Veriut.