Në ditët dhe muajt e fundit situata po keqpërdoret shumë sepse janë duke u afruar zgjedhje. Në vendin tonë nuk ndërtohet kamp për emigrantë, por ndërtesë e re pranë Qendrës për Pranim të të Huajve, e cila në vendin tonë ekziston më shumë se 20 vjet. Siç thotë Spasovski, për arsye se ndërtesa në suaza të Qendrës aktuale për të huaj në Gazi Babë nuk i plotëson kushtet, do të ndërtohet objekt i ri. Kjo, siç shpjegon, assesi nuk ka të bëjë me afganët ose emigrantë apo refugjatë të tjerë. Ai shton se ndërtesa e re po ndërtohet në Stenkovec, në pronë të MPB-së.
“Është duke u ndërtuar ndërtesë të re pranë Qendrës për të Huaj në Stenkovec. Tani, këtu është edhe manipulimi që bëhet nga ana e qytetarëve të cilët thonë se diçka e tillë po ndërtohet në Bardoc në një vendbanim. Domethënë, Qendra për të Huaj ndërtohen në Stenkovec, në parcelën e MPB-së. Ky projekt financohet tërësisht nga BE-ja”, tha Spasovski.
Në Qendrën për të Huaj qëndrojnë shtetasit e huaj të cilët nuk mund ta braktisin vendin brenda 24 orëve dhe të cilët duhet të kalojnë përmes procedurave të caktuara. Për shembull, më së shpeshti bëhet fjalë për punëtorë sezonalë që janë në vend, qytetarë të cilëve u ka skaduar leja për qëndrim dhe zbavitës në objekte hotelierike.
Ata që do të mbërrijnë nga Afganistani, nuk do të qëndrojnë aty. Spasovski e konfirmoi informatën që e dërgoi Qeveria se ata do të akomodohen në hotele apo motele.
“Shtetas afgan, që kanë punuar në misionin e KB, në misionin e SHBA-ve, Institutit nacional demokratik ose në Organizata joqeveritare që merren me të drejtat e njerëzve dhe anëtarët e familjeve të tyre, nuk bëhet fjalë për emigrantë që largohen nga Afganistani dhe vijnë këtu”, shtoi më tej ai.
Të njëjtën gjë e pohon edhe Kryeministri, Zoran Zaev, i cili gjithashtu porositi se shpenzimet për akomodimin e përkohshëm të këtyre personave do të jenë në llogari të SHBA-ve ose organizatave në të cilat kanë punuar. Megjithatë në shtetin tonë do të kenë PCR test, vaksina dhe mbrojtje shëndetësore falas.
“Duhet të demantojë të gjithë spekulimet për valë emigrantësh, terroristë të mundshëm apo çfarëdo frikësimi. Së pari bëhet fjalë për pyetjen e hapur, a jemi njerëz apo jo, Shkupi, Maqedonia e Veriut ka marrë ndihmë nga e gjithë bota, nga gjithkund”, deklaroi Zaev.
Tani për tani numri është 450 persona pjesa më e madhe janë gra dhe fëmijë, të cilët në etapa do të arrijnë në vendin tonë deri në fund të javës. Siç thotë Kryeministri, por edhe Ministri, shteti jonë vetë është ofruar që të jetë pjesë e këtij aksioni të madh humanitarë ndërkombëtarë në të cilin marrin pjesë mbi 70 vende.
