Nga Drejtoria për parashtrim të sanksioneve për TV 21 kanë deklaruar se nga Burgu i Idrizovës kanë ikur dy persona. Për rastin janë vërejtur lëshime në punën e disa punonjësve të burgut, ndaj të cilëve është ngritur procedurë disiplinore.
“Kanë ikur dy të burgosur nga burgu i Idrizovës, nga reparti gjysmë i hapur dhe i hapur, në kamerat e sigurisë është vërejtur dhe konstatuar lëshim në punën e disa pjesëtarëve të burgut dhe menjëherë është ngritur procedurë disiplinore kundër të njëjtëve”, thanë nga Drejtoria për parashtrim të sanksioneve.
Nga atje kanë deklaruar edhe për burgun e Shutkës, dhe thonë se të burgosurit kanë hedhur pjata prej plastikeje në shenje revolte, ndërkaq nuk tregojnë se cila është arsyeja e revoltës. Sot thonë situata në Shutkë është në rregull.
