Në Kuvend u prezantua hulumtimi rajonal mbi qëndrimet dhe mendimet mbi të drejtat e LGBTI-së në rajonin e Ballkanit Perëndimore i realizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave Civile, Kuvendi dhe Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Damjan Zdravev nga organizata Civile tha se një përqindje e madhe e Ballkanit Perëndimore mendon se homoseksualët nuk rritën në një familje normale, ata duhet të dënohen njësojë sikurse kriminelët, e 25% e të anketuarve mendojnë që çiftet LGBT mund të adaptojnë fëmijë, ndërkaq 40% janë pro mbajtjes së marshit të këtij komuniteti.
Damjani bëri krahasim të një analize të realizuar në vitin 2015, me rezultatet aktuale, duke shtuar se është rritur vetëdijesimi i qytetarëve dhe mbështetja ndaj komunitetit në fjalë, por duhet që ende të punohet në këtë drejtim.
“Homosekzualizmi është sëmundje, përsëri përqindje e lartë, pak i rënë por jo aq shumë. Ky është edhe një e dhënë që dëshmon se duhet të punohet edhe shumë në vetëdijesimin e qytetarëve, në lidhje me këtë çështje. Edhe kjo është një pyetje ku mesatarja e përgjigjes në Maqedonisë është më e lartë se në rajon”, deklaroi Zdravev./TV21
