Në rast se po kërkoni dhe po përpiqeni të mbesni shtatzënë, duhet fillimisht jo vetëm të jeni sa më e shëndetshme për të përballuar sa më mirë dhe lehtë shtatzëninë tuaj, por, duhet ta përgatisni mirë trupin tuaj për të mbetur sa më lehtë shtatzënë.
Për ta realizuar konceptimin sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të shëndetshme, janë disa ushqime që ju vijnë në ndihme për të arritur qëllimin tuaj sa më parë dhe në mënyrën më cilësore të mundshme! Ja ushqimet që duhet të konsumoni dhe ato çka nuk duhet në rast se jeni në periudhën e përpjekjeve për të mbetur shtatzënë.
1. Sa më shumë bulmet! Përpiquni të jetë sa më cilësor dhe jo shumë i përpunuar. Një bulmet i pastër, i cili përmban yndyra cilësore dhe të nevojshme, do ju vijë shumë në ndihmë për të mbetur shtatzënë. Përpiquni që kosin dhe djathin ta fusni në vaktet tuaja ditore sa më shpesh, sidomos kosin!
2. Sa më shumë ushqime të pasura me hekur! Mungesa e hekurit sidomos tek femrat, ndikon negativisht në mbetjen shtatzënë dhe në pasjen e një shtatzënie sa më cilësore dhe të shëndetshme. Konsumoni ushqime të pasura me hekur për mos lejuar që mungesa e këtij elementi thelbësor, te ndikojë në përpjekjet tuaja.
3. Fruta që përmbajnë vitaminën C. Vitamina C ndikon jashtë mase në parandalimin e virozave dhe rrit imunitetin tuaj. Kjo gjë më pas, ju bën më të afta për të mbetur dhe përballuar një shtatzëni. Gjithashtu, qarkullimi i gjakut tuaj do të rritet dhe kjo gjë sjell më pas që ju të jeni më e predispozuar të mbesni shtatzënë.
4. Konsumoni patjetër peshk! Femrat shtatzënë dhe veçanërisht ato të cilat janë duke u përpjekur të mbesin, duhet të shmangin peshkun më nivele të mërkurit të larta. Por, salmoni apo disa lloje të tjera peshqish të pasura me vajra dhe acide të nevojshme, janë të domosdoshme të konsumohen!
5. Hiqni dorë nga alkooli. Ose të paktën, për sa kohë jeni ende në periudhën e mbetjes shtatzënë, përpiquni ta eliminoni pirjen e tij sa më shumë! Sipas shumë studimeve, femrat dhe meshkujt çift që konsumonin rregullisht alkool , e kishin shumë më të vështire se sa ata të cilët nuk e konsumonin atë fare ose shumë pak për të mbetur shtatzënë.
6. Ulni sasinë e konsumimit të orizit. Si atij të bardhë dhe jo vetëm. Karbohidratet që orizi përmban, rrisin rrezikun e obezitetit i cili ul ndjeshëm mundësitë për të mbetur shtatzënë.
7. Ulni sasinë e ushqimeve të skuqura apo me yndyra të përpunuara. Patatinat, apo çdo gjë tjetër ë paketuar më përmbajtje yndyre, gjithashtu edhe çdo gjë që ju mund të gatuani në shtëpi duke i skuqur, ndikojnë jashtë mase shumë negativisht tek organizmi juaj sidomos kur jeni në periudhën e konceptimit. Këto ushqime ndikojnë jo vetëm tek organizmi juaj, por, edhe tek fertiliteti juaj duke ulur ndjeshëm shanset që ju të mbesni shtatzënë sidomos kur ju i konsumoni ato rregullisht!
