Çfarë do të sjellë Qeveria e re? Arsovski: Pritjet janë se ka mundësi për hapërim serioz përpara

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e caktoi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re të shtunën në orën 11, ndërsa sipas Rregullores, debati mund të zgjasë më së shumti 2 ditë, përkatësisht zgjedhja duhet të ndodh të dielën në mesnatë. Mandatari Hristijan Mickoski dje në Kuvend e parashtroi propozimin për Qeverinë e re dhe programin për punë. Çfarë mund të presin qytetarët dhe cilat do të jenë prioritetet kryesore të kabinetit të ri Qeveritar? A do të sjellë ndryshime kabineti i ri dhe sa nga kuadrot e propozuara do të përballen me problemet në shtet?

“Prioritetet kryesore të Qeverisë do të jenë përballja me krimin dhe korrupsionin dhe klientelizmin në shoqëri dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe jetë më e mirë për qytetarët. Ajo që do të ishte si sfidë për Qeverinë – zhbllokimi i eurointegrimeve. Mendoj se në nivel të lartë të kapitalit politik dhe mbështetjen që kjo qeveri e ka i jep bazë që të bëhet hapërim serioz përpara. Ndërsa a do ta bëjë këtë apo jo, megjithatë varet nga kuadrot, varet nga vullneti politik”, tha Petar Arsovski, komunikolog.

Atë për të cilën bashkësia ndërkombëtarr është e interesuar është se si Qeveria e re do të veprojë në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, posaçërisht Marrëveshjen e Prespës.

“Pyetja është a do të qëndrojmë ne në dy anët e gardhit apo në dy anët e ndryshme të urave me komunitetin ndërkombëtar, qoftë edhe me Greqinë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Unë pash në media dy-tre paralajmërimet e fundit nga kryeministri i zgjedhur se gjatë dhënies së betimit për Qeveri do ta përdorë emrin e ri kushtetues që ishte një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar. Nëse kjo ndodh, mendoj se do të sjell deri te de-eskalimi i gjendjes dhe deri te qetësimi i gjendjeve”, deklaroi Arsovski.

Por koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski, me kritika ndaj Qeverisë së re, thotë se nuk ekziston asnjë plan i qartë e as drejtime të qarta për interesat strategjik, si dhe se kuadrot e propozuara nuk do të ofrojnë asgjë të re.

“Mund të konstatoj se vazhdohet në drejtim të premtimeve të mëdha dhe ngritjes së pritjeve të qytetarëve, ndërsa në thelb vlen thënia popullore – Atje ku ka premtime të mëdha, shkoni me çantë të vogël. Potenciali i kuadrove që ofrohet absolutisht nuk mund t’i përgjigjet pritjeve të qytetarëve e as premtimet që u dhanë në periudhën parazgjedhore”, tha Spasovksi.

Kabineti i ri qeveritar do të jetë më shumë në numër në krahasim me atë paraprak ku përveç kryeministrit Mickoski, do të ketë edhe 23 zv.kryeministra dhe ministra.