Çështjet dypalëshe nuk mund të jenë në kornizën negociuese/ Marin: Gjendja me anëtarësimin e Maqedonisë në BE të mos mbetet “e ngrirë”

TË FUNDIT

Çështjet dypalëshe me Bullgarinë nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese për shkak se ekziston marrëveshja për fqinjësi të mirë, mendon kryeministri Dimitar Kovaçevski. Korniza negociuese duhet të jetë dokument multilateral nga të gjitha vendet anëtare, shtoi ai. Kryeministrja e Finlandës Sana Marin e cila është në vizitë të vendit tonë, tha se përgjegjësia e BE-së është që gjendja e vendit tonë të mos ngelet por negociatat të fillojnë menjëherë.

“Korniza negociuese duhet të jetë dokument multilateral në të cilin do të bisedohet dhe brenda të cilit do të vendoset korniza negociuese në lidhje me aderimin drejt BE-së si organizata e shteteve anëtare, ndërsa çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në nivel dypalësh. Protokolli nuk paraqet marrëveshje të posaçme ose diçka të re që po ndodh me Republikën e Bullgarisë për shkak se protokolle të tilla bëhen për statusin dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe obligimeve që dalin prej kësaj marrëveshjeve që i kanë marrë RMV dhe Republika e Bullgarisë. Protokolli është puna e ministrive të jashtme dhe grupeve të ekspertëve në lidhje me ecjen e disa çështjeve të caktuara”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

“Pozita jonë në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shumë e qartë, duam që të ketë progres, duam ta shohim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë se si bëhen vende anëtare të BE-së në të ardhmen dhe duhet të përparojmë në lidhje me këtë çështje. Po ashtu mendoj se BE-ja ka përgjegjësi që të sigurohet se situata nuk do të mbetet e ngrirë. Duhet së bashku të diskutojmë për çështjen me Bullgarinë dhe të sigurohemi se do t’i kemi udhëzimet dhe rrugën për të lëvizur”- tha Sana Marin, Kryeministre e Finlandës.