Çështja e vizave, Rama: Qytetarët e Kosovës nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel përmendi në konferencë për shtyp edhe çështjen e vizave me Kosovën. Për kreun e qeverisë shqiptare, qytetarët e Kosovës “po merren peng, duke mos u lejuar që të lëvizin lirisht në Europë”.

“Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Shkonin dhe punonin kudo. Që kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe njerëzit duhen lejuar që të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama.